Prof. Dr. Ardian Maçi
Pjelloria e tokës dhe sistemet e ndryshme të prodhimit bujqësor
30.03.2023

Përmbajtja:
Nje toke bujqesore e shendetshme percaktohet fillimisht nga pjelloria e saj, e cila varet gjeresisht nga nderveprimet e cilesive fizike, kimike dhe biologjike te tokes. Sistemet e bujqesise organike ndoshta theksojne me shume karakteristikat biologjike, te cilat veprojne per te krijuar rezerva afatgjate te lendeve ushqyese per bimet. Ne bujqesine organike një rëndësi e posacme i kushtohet ruajtjes dhe përmirësimit te pjellorisë së tokës, e cila është e pakonceptueshme pa plehrimin organik, pra ushqimin për floren dhe faunen e tokës.
Sistemet e prodhimit konvencional sigurojne furnizimin direkt të bimëve me lëndët ushqyese që merren nga toka nepermjet pleherimit. Ky parim nuk e merr shume ne konsiderate faktin qe toka është një ekosistem i gjallë dhe produktiv. Vizioni ne bujqësinë konvecionale thjeshtohet në furnizimin nganjehere te pakontrolluar me lëndë ushqyese me objektiv të vetëm rritjen e prodhimit. Një praktikë e tillë e bujqësisë konvencionale nganjëherë mund te jete e rrezikshme dhe me pasoja negative ne cilesite e toke, ujit dhe biodiversitetit.
Një parim themelor i bujqësisë organike është përpjekja për të maksimizuar riciklimin e lëndëve ushqyese, pra kthimin e tyre në ciklin natyror duke ndikuar ndjeshem ne mbrojtjen e ekosistemit. Bimët e kultivuara ne keto kushte furnizohen me elementë ushqyes në mënyrë indirekte, nëpërmjet sistemit tokë-bimë, në të cilin një rol kryesor luajne mikroorganizmat e tokës, përgjegjës për proceset e dekompozimit dhe transformimit te lendeve ushqyese. Mikroorganizmat e tokës mund të mobilizojnë lëndë ushqyese nga përbërësit minerale të tokës, nga ajri (azoti) dhe nga mbetjet organike dhe t'i bëjnë ato të asimilueshme për bimët. Kultivimi i bimeve dhe qarkullimi i tyre ne bujqesine organike ka specifikat e veta të dallueshme për çdo kulturë, vecori te cilat merren ne konsiderate ne bilancin ushqimor per bimet.
Ne kushtet e bujqesise organike detyra themelore e plehrimit (organik, te gjelber dhe kompostimet e ndryshme) eshte të ruajë dhe të përmirësojë pjellorinë e tokës, të ofrojë ushqim organik për gjallesat e tokës, të rikthejë elementët ushqyes në ciklin natyror (plehra organike të prodhuar nga vetë ferma) dhe të sigurojë ripërtëritjen e elementëve ushqyes të larguar nga toka nëpërmjet prodhimit. Në saje te plehrimit organik rritet aktiviteti biologjik i tokës, që është baza e rritjes se pjellorisë se saj. Në një tokë biologjikisht aktive, bimët janë përgjithësisht më tolerante, janë më të afta për ti rezistuar sëmundjeve dhe demtuesve të ndryshem duke ndikuar ndjeshem ne rritjen e cilesise se prodhimit bimor.

Online:
Për lidhjen në ZOOM, kliko këtu.
Nësë kërkohen:
Meeting-ID: 810 1621 9885, Passwort: 697954

Video:
Videoja do të publikohet më vonë


Prof. Dr. Ardian Maçi ka lindur me 26 dhjetor 1959 ne Tirane. Ne vitin 1983 ka mbaruar studimet universitare dhe është diplomuar si Agronom i Larte ne Fakultetin e Agronomisë te Universitetit Bujqësor te Tiranës. Ne periudhën 1995-2000 ka kryer studimet e doktoratës pranë Institutit Te Ushqyerit te Bimëve ne Universitetin “Justus Liebig”, Giessen, Gjermani dhe ka marre gradën shkencore Doktor ne Shkencat Agrare.
Ai ka qene zv/dekan për kërkimin shkencor ne Fakultetin e Bujqësisë nga viti 2003-2008. Ne periudhën 2008-2016 është zgjedhur për dy mandate radhazi Dekan i Fakultetit te Bujqësisë dhe Mjedisit.
Aktualisht është lektor titullar për modulet e Te Ushqyerit te Bimëve, Plehërimi, Pjelloria e Tokës dhe Ndikimi ne Mjedis. Është kryetar i Grupit Mësimor Shkencor ne Shkencat e Tokës pranë Departamentit te Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Universitetit Bujqësor te Tiranës. Drejton gjithashtu Drejtorinë e Vlerësimit te Brendshëm dhe Sigurimit te Cilësisë pranë Rektoratit. Është Kryetar i Komitetit Shkencor pranë Autoritetit Kombëtar te Ushqimit; Ekspert i vlerësimit te projekteve shkencore pranë Agjencisë Kombëtare te Kërkimit Shkencor e Inovacionit; Kryetar i Bordit te Institutit te Bujqësisë Organike; Anëtar i Bordit Editorial te revistës shkencore “Bujqësia dhe Pyjet” ne Malin e Zi; Anëtar i Shoqatës Evropiane te Agronomisë; Anëtar i Shoqatës te Ushqyerit te Bimëve ne Gjermani dhe Kryetar i Degës se Shqipërisë për Institutin Albshkenca. Ai është autor dhe bashkautor i shume teksteve mësimore universitare, artikujve shkencor dhe prezantimeve ne konferenca te ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.