Eshref Januzaj
Digjitalizimi, integrimi i të dhënave dhe inteligjenca artificiale: sfidat, mundësitë, rreziqet
28.04.2022

Përmbajtja:
Të dhënat janë padyshim kapitali kryesor i një shoqërie moderne. Pos ruajtjes dhe administrimit, me rëndësi të veçantë është edhe rrjetëzimi, integrimi dhe analizimi i tyre. Kjo ligjëratë do të përqëndrohet në tri pika me rëndësi: (1) Digjitalizimin, (2) rrjetëzimin si dhe (3) analizimin e të dhënave me metoda eficiente nga fushat e Data Mining, Mashine Learning dhe inteligjencës artificiale.
Sidoqoftë, pos përfitimëve që i sjellë përdorimi i teknologjive moderne për përpunimin dhe analizimin e të dhënave (p.sh. në shkencë, në administratën publike, në shëndetësi dhe në sfera të tjera të jetës), me vete ai sjellë edhe shumë rreziqe për keqpërdorim për sa i përket mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë individuale. Me globalizimin e shoqërisë si dhe me rrjetëzimin e informatave, sidomos për shkak të përdorimit të shtuar të rrjeteve sociale, krijohen shumë mundësi për abuzim, bullizëm e deri edhe tek rreziku për jetë. Kështu që, etika dhe ligji, si dy komponente shumë të rëndësishme, e rrumbullaksojnë përmbajtjen e ligjëratës nga ky këndvështrim.
Me disa shembuj real nga jeta e përditshme do të ilustrohen dhe diskutohen konceptet teorike të prezantuara gjatë ligjëratës.

Online:
Për lidhjen në ZOOM, kliko këtu.
Nësë kërkohen:
Meeting-ID: 810 1621 9885, Passwort: 697954

Video:
Videoja do të publikohet më vonë


Eshref Januzaj ka studiuar Informatikën në Technische Universität München (Gjermani), ka doktoruar në fushën shkencore të Distributed Data Mining dhe është specialist në lëminë e Data Mining, Machine Learning dhe inteligjencës artificiale. Ka një përvojë pune rreth 20 vjeçare si docent, bashkëpunëtor shkencor dhe ligjërues në universitetet gjermane. Krahas punës akademike në universitet, merret me kërkime shkencore me fokus integrimin e dijes së shpërndarë dhe heterogjene duke aplikuar metodat e Data Mining. Konkretisht merret më zhvillimin e algoritmëve dhe metodave eficiente nga këto fusha për aplikimin e tyre në shkencat e tjera si: biomjekësia, eficienca energjetike, shkencat shoqërore – gjuha, historia, albanologjia, etj.