Dr. Ernest Nasto
Demokracia amerikane dhe prirjet totalitariste: rreziqet për qendrueshmërinë e sistemit dhe për autoritetin e SHBA në botë
24.02.2022
Përmbajtja:
Prirjet antidemokratike në të dy krahët e spektrit politik amerikan. Vështrimi si përballje brenda secilit krah, jo si përballje klasike ndërmjet së majtës e së djathtës. Liberalizmi: lëvizja e "drejtësisë sociale" (wokeism) si kult i ri ideologjie, origjina dhe parimet. Konservatorizmi: lëvizja trumpiste si një kult tipik individi, origjina dhe parimet. Disa shprehje konkrete të të dy totalitarizmave: rishkrimi i historisë, relativizimi i së vërtetës (post-truth), mospranimi i mendimit të kundërt, preferenca për personalitete publike agresive dhe konfliktuale, autocensura, ngushtimi i hapësirës për politikë të moderuar dhe pragmatiste. Pasojat për sistemin në tërësi: polarizimi i shoqërisë, inefektiviteti i procesit legjislativ, humbja e besueshmërisë tek elitat, konflikti rreth globalizimit. Pasojat në politikën e jashtme: rënia e autoritetit moral të demokracisë amerikane.
Video:
Kliko këtu për ta shikuar videon e ligjërates .
Ernest Nasto është ekonomist e studiues i politikës amerikane me banim në Chicago. Fillimisht ishte pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të UT dhe më vonë, gjatë studimeve doktorale në Francë, në Institut d'Etudes Politiques d'Aix-en-Provence. Prej vitit 1997 në SHBA, Dr. Nasto u është kushtuar analizave të shoqërisë amerikane për publikun shqiptar. Libri i tij "Një komb nën Zotin – besimi fetar dhe politika në Shtetet e Bashkuara", botuar më 2016 nga AIIS, mbetet i vetmi me këtë temë në gjuhën shqipe. Dr. Nasto vazhdon të jetë i pranishëm në mediat shqiptare me artikuj, analiza e intervista të ndryshme.