Prof. Dr. Bajram Berisha
Vlerësimi i kërkuesëve shkencor bazuar në indikatorë bibliometrikë bashkëkohorë
28.07.2022
Përmbajtja:
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë së informacionit, shtrirja gjithnjë e më e madhe e internetit dhe veçanërisht zhvillimi i platformave shkencore elektronike në dekadat e fundit të shekullit të kaluar e kanë lehtësuar dhe thjeshtësuar dukshëm kategorizimin dhe sistematizimin e rezultateve shkencore dhe dijes universale në nivel global. Indikatorët kryesorë në të cilët është bazuar vlerësimi i të arriturave shkencore të kërkuesve janë të shumëllojshëm, që nga indikatorët tradicionalë, si numri i publikimeve, niveli i revistave shkencore, numri i citimeve të publikimeve, e deri te indikatorët bibliometrikë bashkëkohorë, si indeksi i Hirshit ”h-index“ , „i10-index“, etj.
Natyrisht ekziston edhe një varg i gjatë i parametrave të tjerë të rëndësishëm të cilët duhet të merren parasysh për vlerësimin e arritjeve të kërkuesve shkencorë si: Projektet e fituara shkencore kombëtare/ndërkombëtare (rëndësia, cilësia dhe aspekti financiar i tyre etj.); Bashkëpunimi ndërkombëtar (qëndrimi dhe mësimdhënia universitare “jashtë vendit”, grupet shkencore, etj.); Kontributi në publikimin e teksteve shkencore (universitare, etj.); Inovacioni shkencor (patentet etj.); Kontributi në çështje akademike (çmimet dhe mirënjohjet, mentorimi i doktorantëve brenda/jashtë vendit etj.); Pjesëmarrja aktive në konferenca shkencore, etj.
Gjithsesi, hartimi dhe promovimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për vlerësimin dhe krahasimin e shkencëtarëve, të bazuar në indikatorë dhe kritere të matshme dhe bashkëkohore të rezultateve të tyre shkencore vazhdon ta sfidojë komunitetin shkencor gjithandej.
Online:
Për lidhjen në ZOOM, kliko këtu.
Nësë kërkohen:
Meeting-ID: 810 1621 9885, Passwort: 697954
Video:
Videoja do të publikohet më vonë
Dr. Berisha ka studiuar në Universitetin e Prishtinës (UP), magjistraturen në Universitetin e Lubjanës , ndërkaq ka doktoruar dhe është habilituar në Universitetin Teknik të Munihut (TUM). Është zgjedhur profesor i asocuar në TUM, ndërkaq Profesor ordinar në UP dhe ne Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ka marrë pjesë aktive në qindra konferenca dhe tubime të tjera shkencore, ndërkaq ka publikuar dhjetëra punime origjinale shkencore në revistat më të mira të fushave të tij shkencore (fiziologjia, gjenetika dhe bioteknologjia animale). Në Kosovë ka kryer detyra me përgjegjësi në institucionet e arsimit të lartë dhe të shkencës, ndërkaq aktualisht është anëtar i Këshillit Kombëtarë te Shkencës. Për arritjet e tija shkencore është dekoruar nga institucione të ndryshme shkencore ndërkombëtare, ndërkaq së fundmi është zgjedhur “TUM Ambasador” dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.